Diçka e cila na kishte shpëtuar nga deklarata e përbashkët e Ramës me Aleksandër Vuçic dhe Zoran Zaev, është transmetuar nga ish-deputeti Petrit Vasili, I cili përmes një shënimui në rrjetet sociale ka scriptuar një pjesë të fjalë së kryeministrit të Shqipërisë ku përmend prioritetet që ka Bashkimi europian.
“Ka një ndryshim axhende në raport me të gjitha dakortësitë e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Por ka një ndryshim formati që është i ndërtuar mes nesh papritur që BE të ketë kohë të merret me ne. Le ta themi siç është realiteti, ne nuk jemi prioriteti i BE-së, prioriteti i BE është vetë BE. Është vetë procesi që ka hyrë për t’u refermuar. Ndërkohë që ne nuk mund të presim për t’u bërë prioritet i BE-së për të çuar përpra gjërat për të cilat jemi dakortësuar me njëri-tjetrin të gjashtë vendet, e përsëris, jo vetëm ne të tre por edhe me BE. Ne duhet të avancojmë…”, shprehet Rama.
Vasili shprehet përkrah videos se Rama deklaroi se nuk ka kojhë të presë BE-në, ndërkohë e akouzon se prej 6 vitesh ka bllokuar proceset integruese të vendit.
“Skandali i Rames ne Beograd.(VIDEO). Rama deklaroi ne Beograd se nuk ka më kohe te prese Europen. Pra Europa ka kohe dhe na pret dhe i mban dyert hapur kurse ky kryeministri nuk paska kohe. Europa ka pasur durim edhe kur ky bllokonte per tre vjet integrimin per nje kryetar qarku ne Fier. Europa ka durim edhe sot qe po ky kryeminister prej gjashte vjetesh blllokon integrimin duke e kthyer Shqiperine ne Kolumbi te Europes. Shikojeni VIDEON dhe e kuptoni qe hapja e negociatave ka vetem nje pengese dhe nje fajtor ky eshte vetem kryeministri”, shkruan Vasili
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post