Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në fshatin Floq të Korçës, ku u takua me banorët e prekur nga tërmetet si pasojë e të cilëve dhjetra familje jetojnë prej ditësh në çadra pasi shtëpitë e tyre janë shembur.
Ndërkohë, një banorë tregon edhe detaje nga takimi me Ramën ku me ironi thotë se kishte tre orë që e priste në shi, dhe se i ishte dukur më i bukur se nga ekrani i televizorit.
“Isha shumë i mërzitur se kisha tre orë në shi dhe po e prisja, u kënaqa kur shumë kur na erdhi sepse se besoja që ishte kaq i madh. Unë ia bëra kështu (ngre gishtat), se jam demokrat por ai prap më pushtoi. Na thonin se ishte i tmerrshmë por ishte dhe i bukur, se në televizor nuk duket mirë, duket kështu”.
Ndërkohë sa i përket premtive të kryeministrit për dëmshpërblimet apo rindërtimin e shtëpive, banori thotë: “Atje na kënaqi, tha se do ti bëjë shtëpitë, madje premtoi se edhe djemve beqar do t’ju gjente nuse, kështu tha po se sa do embajë premtimin se di”.
Ndërkohë një tjetër banorë tha: “Ai na premtoj se do ti bënte shtëpitë më të mira se sa i kishim, nuk e di sa do e mbajë fjalën. “I tha një banori se po deshët ndonjë pikturë ua bëj që tani, ndërsa për shtëpitë na tha që do i bëjë shumë shpejt, me të pushuar shiu do fillojnë punimet”.
Gjatë vizitës së Ramës në Floq, gazetarët u mbajtën larg, duke bërë që Rama të mos pyetej lidhur me audiopërgjimet e publikuara nga Bild. Ca më tej kryeministri Rama dukej se kishte dhe probleme me shëndetin, pasi në një moment shfaqej duke u çaluar (lexo këtu)
(F.GJ/FAXWEB.AL)