Tregtarët ambulantë të Shëngjit po protestojnë sërish para dyerve të bashkisë Lezhë, pasi kjo e fundit nuk po i lejon të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Megjithëse pak ditë më parë kryetari i bashkisë ju premtoj një zgjidhje, por ende tregtarët nuk janë lejuar të tregtojnë.
Sipas tregtarëve, në këtë sezon ato nuk janë lejuar që të tregtojnë përgjatë bregdetit të Shëngjinit dhe kërkojnë një zgjidhje të problemit të tyre nga kryetari i Bashkisë.
“Ne presim gjithë vitit këto muaj që të punojmë, jemi të licensuar dhe veprojmë sipas rregullave. Ne nuk po prishim qetësinë e askërkujt. Kërkojmë nga bashkia që të na lejojë të punojmë aty ku kemi shitur gjithmonë. Protestën do ta vijojmë.” shprehet njëri prej tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=Q59yzVV9m8g&feature=youtu.be
(M.Q/Faxweb)