Policia në New York i hodhi spraj me spec djegës në sy një 9-vjeçare, siç treguan kamerat e trupit, pamjet e të cilave u publikuan të dielën.
Oficerët e Departamentit të Policisë Rochester iu përgjigjën thirrjes për ‘telashe familjare’ dhe një makine të mundshme të vjedhur rreth orës 3.30 pasdite të Premten, raportoi “The Democrat and Chronicle”.
Policëve u është thënë nga nëna e vajzës, prindi i saj kujdestar, se ajo po tentonte vetëvrasje dhe donte të dëmtonte veten dhe të tjerët, sipas medias të sipërpërmendur.
“Ajo tregoi se donte të vriste veten dhe donte të vriste mamanë e saj,” tha Zëvendës Shefi i Policisë Andre Anderson në një konferencë shtypi të Dielën.
Policët thanë se vajza u dërgua në një spital lokal për të marrë “shërbimet dhe kujdesin që i duhej”, pasi u spërkat me spec djegës nga oficerët, dhe pas ngjarjes u la përsëri te familja e saj.
Incidenti vjen pas vdekjes së Daniel Prude në Mars 2020 duke shkaktuar protesta dhe duke bërë që zyrtarët e qytetit të heqin pjesërisht policinë për të nisur “Ekipin që merret me krizat”.
Skuadra, e cila u bë operacionale javën e kaluar, nuk iu përgjigj thirrjes të së premtes sepse përfshinte ‘një numër ngjarjesh që ndodhin në të njëjtën kohë që kërkonin një përgjigje të policisë,’ tha Kryetari i Bashkisë së Rochester, Lovely Ëarren.
“Unë jam shumë i shqetësuar për mënyrën se si u trajtua kjo vajzë e re nga departamenti ynë i policisë. Ishtë e qartë nga videoja që ne duhet të bëjmë më shumë në mbështetje të fëmijëve dhe familjeve tona,” tha Warren.
(E.H/Faxweb.al)