Qindra tifozë të Milanit karikuan skuadrën para nisjes për në transfertën e vështirë ndaj Atalantës.
Me parrulla e “E duam këtë fitore” dhe “Deri në vdekje”, tifozët kërkuan prej lojtarëve të tyre që të jepnin maksimumin, mnadje të derdhnin edhe “gjak në fushë” për të marrë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, që mungon prej vitesh.
Milani luan në orën 20:45 në transfertë ndaj Atalantës. Në lojë është kualifikimi për një vend në Ligën e Kampionëve. Vetëm fitorja u siguron “kuqezinjëve” biletën, për të mos lënë në dorë të Juventusit dhe Napolit kualifikimin, që gjithshtu luajnë në mbrëmje në ndeshje teorikisht më të lehta, përballë Bolonjës dhe Veronës.
(E.H/Faxweb.al)