Kanë nisur të shpërndahen ndihmat për banorët e qytetit të Durrësit, pasi tërmeti që goditi vendin në mëngjesin e sotëm ka shkaktuar dëme të shumta materiale, ku ndër të cilat disa pallate janë rrënuar plotësisht.
Mësohet se është gjendja është kaotike dhe pa organizim nga institucionet, pasi nuk ka një qëndër për ndarjen e ndihmave për banorët.
Ndërkohë një nga banorët në Durrës, së bashku me fëmijën në djep ka treguar se si ka shpëtuar familjen nga pallati. Ai shprehet se kanë sjell ndihma për të gjithë.
“Dola me vështirësi, shpëtova gruan, fëmijët, babain, vëllain. Na kanë sjell ndihma, çadra.”
Ndërsa një tjetër banorë, thotë se është akomoduar në çadrën e vendosur, dhe se kanë sjell ndihma nga të gjithë.
Ndërkohë ditën e sotme, janë solidarizuar me të lënduarit dhe shprehin ngushëllimet për familjet që kanë humbur të afërmit e tyre edhe Federata Kombëtare e Futbollit Shqiptar, por edhe ekipe futbolli të huaj.
Gjithashtu Gjermania, Franca e shumë vende të BE-së kanë shprehur ngushëllimet për banorët dhe kanë nisur drejt Shqipërise ndihma dhe forca shpëtimi. Deri më tani janë shënuar 22 të vdekur dhe mbi 600 të plagosur.
Ndërkohë problemin e mos organizimit nga institucionet në një video të publikuar në Facebook, e ka theksuar edhe Enida Bozheku.