03:41 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Ndocaj: Lezha çerdhe e grupeve kriminale, ja kush e bëri deputet Pjerin Ndreun

18:26 | 02/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Ndocaj: Lezha çerdhe e grupeve kriminale, ja kush e bëri deputet Pjerin Ndreun

I ftuar në studion e Fax News, Eduard Ndocaj, kreu i PBDKSH ka folur rreth aktualitetit politik në vend, përfshirë edhe operacionin e madh “Volvo 4” por edhe dorëheqjen nga posti i ministrit të Fatmir Xhafajt.

Ndocaj ka thënë se grupet kriminale në vend janë të mirëorganizuara dhe kanë lidhje me njëri-tjetrin në të gjithë vendin, “një grup i mirëorganizuar në bashkëpunim me qeverinë”, tha ai.

Duke iu referuar dhe arrestimit të ish-deputetit socialist Arben Ndoka gjatë operacionit “Volvo 4”, Ndocaj tha se Ndoka është pjesë e grupit kriminal në Lezhë i përfshire në tjetërsimin e pronave, së bashku me deputetin socialist Pjerin Ndreu të përfshirë në veprimtari kriminale, të përfshirë edhe në blerjen edhe manipulimin e zgjedhjeve në Lezhë.

“Është një grup i mirëorganizuar në Lezhë që kanë uzurpuar pronat në Lezhë, e qytetarëve të Lezhës, është krijuar një grup kriminal nga të gjitha polet dhe Lezha është kthyer në një çerdhe të tyre. Prokuroria dhe drejtësia të veprojë edhe me ata që janë jashtë. Mendoj se deputeti Ndreu është pjesë e këtij grupi se ka 4 vite që bashkëpunon me këtë grup, në zgjedhjet e 2017 deputeti Ndreu u bë deputet falë këtij grupi, sepse blenë votat, ky është përfaqësues i tyre”, u shpreh Ndocaj.

Mendoj se të gjitha këto grupe janë të organizuara dhe bashkëpunojnë së bashkë, nga Vermoshi në Konispol. Është një grup i mirëorganizuar në bashkëpunim me qeverinë.

Kryeminisri i këtyre bandave duhet të ishte një kryeministër i larguar po të kishim një opozitë të shëndoshë. Ne kemi një qeveri që duhet të ishte larguar me kohë dhe ky kryeminsitër duhet të ishte larguar me kohë.

“Unë nuk po shpik akuza, por këtu këtu nuk kemi prokurori por një zyrë noteriale. Rilindja ka marrë vota në Lezhë me lekët e hashashit. I kam denoncuar, por drejtësia këtu funksionon në mënyrë të tupshme. Një ish-ministër i Brendshëm del dhe mban konferencë për shtyp, ndërsa duhet të ishte në burg, s’kanë vlerë ato letra që nxjerr ai. Por këtu drejtësia është e kapur nga pushteti, nga bandat”, shtoi ai.

Në lidhje me dorëheqjen e Fatmir Xhafës, Ndocaj tha se Xhafaj vazhdonte punën i qetë edhe pse vëllain e kishte të dënuar për trafik droge, ndërsa nuk përjashtoi se ikja e tij erdhi si pasojë e operacionit të fundit ku duheshin arrstuar edhe të tjerë persona, përfshirë dhe Vangjush Dakon.

“Vëllain e kishte trafikant, i kërkuar dhe i dënuar në Itali, dhe ky vazhdonte punën e tij. Mendoj se duhet të kishte arrestuar edhe më, duhet të kishte arrestuar edhe zotin Dako. Është presion i bandave ndaj kryeministrit dhe ministrit dhe ky është mes dy zjarreve , bandat dhe ndërkombëtarët sepse ndërkombëtarët kërkojnë të arrestojnë peshqit e mëdhenj dhe jo këta të vegjlit.

Absolutisht duhet të ishte arrestuar Dako, është një përfaqësues i turpshëm iatij qyteti se ai del haptas dhe e pranon se ka bashkëpunuar me bandat dhe i falenderon, u përulet bandave, se e kanë vënë krytetar, nuk është një kryebashkiak i zgjedhur me vota të qytetarëve, por është një kukull para tyre, duhet vënë para drejtësisë. Por Dako mbrohet nga kupola”, deklaroi Ndocaj ndër të tjera. (B.H/Faxweb)

Intervista e plotë:

Etiketa: EDUARD NDOCAJ
Pas

Studentët reagojnë pas deklaratës së Dakos, ja ultimatumi i tyre

Para

Deklarata e Metës: 12 gazetarë kanë kërkuar azil për shkak të kërcënimeve, të vihen para ligjit kriminelët

Para
Deklarata e Metës: 12 gazetarë kanë kërkuar azil për shkak të kërcënimeve, të vihen para ligjit kriminelët

Deklarata e Metës: 12 gazetarë kanë kërkuar azil për shkak të kërcënimeve, të vihen para ligjit kriminelët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.