Prej disa ditësh Shangai ka raportuar raste të reja me Covid dhe ka mbyllur qytetarët për të parandalurar përhapjen e infeksionit. Masat kanë qenë të rrepta, aq sa raportohet se autoritetet po përdorin çdo mjet për të penguar daljen e banorëve nga shtëpia. Së fundmi në rrjetet sociale është publikuar një video, në të cilën shihen disa burra që marrin me forcë një qytetar brenda shtëpisë së tij për ta dërguar në karantinë.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se autoritetet i dërgojnë me forcë në “kampet e karantinës” banorët që refuzojnë të shkojnë atje. Në një video të publikuar disa javë më parë, autoritetet kineze kanë kryer edhe arrestime për qytetarët që nuk bënin testin ditor për Covid.
If you don't do daily mandatory Covid test in China,you may get arrested in China. pic.twitter.com/8woexrEsuc
— Songpinganq (@songpinganq) March 7, 2022