Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qendër të qytetit të Malishevës ku ka shpërthyer një pusetë dhe si pasojë është shmangur kalimi i qytetarëve por edhe automjetet kanë lëvizur me kujdes.
Sikurse shikohet në videon e mëposhtme uji hidhet në një lartësi të konsiderueshme teksa nuk janë bërë të ditura shkaqet e kësaj ngjarjeje.
Si pasojë e kësaj qytetarët janë detyruar të lëvizin në krahun tjetër, si dhe veturat të lëvizin me kujdes të shtuar.