Një ngjarje e pazakontë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar të Vlorës ku tre makina janë gjetur të zhytuara në det.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Lungomares pranë plazhit publik ndërsa paraprakisht dyshohet se kanë tentuar të tërheqin një skaf por që kanë ngecur.
Makinat janë të tipit fuoristradë ndërsa njëra prej tyre ishte e pajisur me karrel.
Mirëpo, pasditen e sotme, skafi është filmuar duke bërë “xhiro” në qytet, ndërkohë që makinat përfunduan të zhytura në det.