Gjatë periudhës gusht-tetor janë shënuar disa humbje në bagëtitë e trasha në zonën e Tërthores të rrethit të Kukësit.
Para dy muajve janë dëmtuar një lope dhe një viç në fshatin Morinë, një lopë në Gjegjan dhe para 5 ditëve 5 lope në Breg-Lum, si edhe dy lopë në Bozhe lagje e qytetit të Kukësit. Dëmtimet kanë qenë të befasishme, pa shenja paraprake klinike dhe për një kohë shumë të shkurtër.
Shërbimi veterinar i Drejtorisë së Bujqësisë menjëherë ka qenë prezent, ka bërë kontrollin, si edhe ka marrë materialet për analizë në Tiranë, raporton gazetari Ermal Hallaçi.
Përgjigjet e deritanishme konfirmojnë se përgjithsisht ato janë dëmtuar nga sëmundja e quajtur enterotoksiemi (zorrëza në gjuhën e popullit.)
Kjo sëmundje është prezent vazhdimisht në qarkun e Kukësit dhe shfaqet sidomos në periudhat e thatësirës, siç po mban edhe tani. Favorizohet mjaft nga kullotja në bimësinë e liqenit të sapo dalë nga rënia e tij. Mishi nuk konsumohet. E vetmja mënyrë është vaksinimi i tyre, ku fermeri duhet të blejë vaksinën në farmacitë veterinare, ku ato që janë prekur nga sëmundja janë udhëzuar dhe kanë vepruar për të mbrojtur bagëtitë e tjera.
Megjithëse shpjegimet e dhëna nga ana e veterinerëve duhet thënë që pak e vlerësojnë këtë problem vetë fermerët madje edhe e nënvlerësojnë.
Por banorët thonë për televizionin Fax News: Kërkojmë dëmshpërblim së për ta është e vetmja mundësi për të ushqyer familjen, pasi sëmundja dhe ngordhja ju ka ardhur nga pesticidet që derdhen në liqen ku bagëtia pi ujë.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post