Kreu i Partisë demokratike, Lulzim Basha vijon me axhendën e takimeve me qytetarë të zakonshëm duke u njohur me problematikat e tyre si dhe duke prezantuar platformën e tij politike me mesazhin “Po të dëgjoj”.
Këtë radhe Basha është takuar me një sipërmarrësh që shërben servis makinash në biznesin e këtij të fundit, ndërsa shprehet se biznesi i vogël në vend sot mbijeton mes vështirësive të mëdha.
Basha thekson se biznesi i vogël është një nga prioritetet e tij dhe të programit ekonomik të PD në drejtim të vendit.
“Në servisin e makinave të Nikut, sipërmarrësit kurajoz që e ka ngritur biznesin e tij mes vështirësive dhe sakrificave. Biznesi i vogël që mbijeton sot mes vështirësive të mëdha është një nga prioritetet kryesore të programit ekonomik të PD në drejtim të vendit.
#PotëDëgjoj”, shkruan Basha.
(F.GJ/FAXWEB.AL)