16:40 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ ”Ne të papunë jemi”, Kryemadhi deklaratë të fortë: E shohin Shqipërinë si parajsë seksi!

13:08 | 21/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ ”Ne të papunë jemi”, Kryemadhi deklaratë të fortë: E shohin Shqipërinë si parajsë seksi!

Tre orë nga nisja e protestës së opozitës, ish-deputetët dhe drejtuesit e PD-së dhe të LSI-së janë ulur në shesh së bashku me qytetarët.

Në një prononcim për Fax News, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se qytetarët janë të papunë dhe të pashpresë.

‘’Ne të papunë jemi, pyesni nëse ka ndonjë të punësuar nga kjo qeveri këtu. Protestuesit nuk kanë bërë akte dhune, janë provokuar nga policia”, u shpreh Kryemadhi.

Ndërsa nuk la pa komentuar dhe përfaqësuesit e OSBE-së në vendin tonë, teksa shtoi: Unë nuk përgjigjem për njerëz që e shohin Shqipërinë si parajsë seksi dhe parajsë parash.

Ndërkohë për Fax News ka folur dhe sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi.

Zoti Bardhi, në disa raste policia ju është drejtuar ju si organizator i protestës. Pas protestës, keni frikë për ndonjë veprim tjetër të policisë?

Bardhi: Unë nuk kam dëgjuar gjë. Në telefonin tim nuk ka asnjë thirrje nga Policia e Shtetit. Asnjë akt dhune nuk është ushtruar nga protestuesit, ju jeni dëshmitarë. Ne jemi këtu, policia të mos provokojë. Ne nuk kemi asgjë me punonjësit e policisë, ata janë sigurisht në të njëjtin hall që ka secili prej protestuesve, janë në kushte të njëjta, familjet e tyre nuk kanë bukë për të ngrënë njësoj si protestuesit që janë në shesh, dhe të garantoj se shumica e tyre, nëse nuk do të ishin me uniformë, do të ishin përkrah nesh, sepse vuajnë nga e njëjta problematikë që vuan çdo shqiptar që është sot në shesh, i shkaktuar nga ata njerëz që janë mbyllur në atë godinë dhe po detyrohen me zor të flasin. Por kam përshtypjen që nuk dinë çfarë janë duke folur.

A keni frikë zoti Bardhi për masat që mund të merren nga policia?

Bardhi: Asnjë frikë. M’u bëj të fala nga Sandër Lleshaj e gjithë strukturës poshtë tij. Sa kohë që e drejta e protestës është një e drejtë që shqiptarët e kanë fituar 30 vite më parë, as Sandër Kimiku e askush tjetër poshtë tij, as ndonjë militant i PS që ka marrë drejtimin e Policisë së Shtetit gjatë kësaj periudhe nuk mund t’i trembë – mua jo e jo – por as protestuesit e as qytetarët. Ne do të jemi këtu për të mbrojtur demokracinë, për të mbrojtur të drejtat që kemi fituar 30 vite më parë.

Etiketa: kryemadhiMonika Kryemadhiparajse seksi
Pas

Pikante nga Kuvendi/ Bushati ‘’përkëdhel” Ahmetajn, Xhaçka ‘’miklon’’ tradhtaren e LSI-së

Para

”Nuk ia përmend emrin se është mafioz”, dy qytetarë denoncojnë live: Deputetët e PS-së na ofruan 300 euro për votën (Video)

Para
”Nuk ia përmend emrin se është mafioz”, dy qytetarë denoncojnë live: Deputetët e PS-së na ofruan 300 euro për votën (Video)

''Nuk ia përmend emrin se është mafioz", dy qytetarë denoncojnë live: Deputetët e PS-së na ofruan 300 euro për votën (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vjosa Osmani takon zv/ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, David A. Baker. Fokusi te bashkëpunimi ushtarak i Kosovës me SHBA

I dërguari i Trump pas takimit me familjarë të pengjeve në Izrael: E dimë kush nga ata është gjallë, shumë shpejt do jenë pranë jush

Kriza humanitare në Gaza, Gjermania paralajmëron sanksione kundër Izraelit

Europa preket nga thatësira rekord në muajt e verës, ja cilat janë shtetet më të prekura

Negociatat me Hamasin në prag dështimi, i dërguari i SHBA-së në Tel Aviv: Do të doja të kisha lajme për ju, por…

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare/ Vuçiç: Serbia nuk do ta njohë vendimin e gjykatës për dënimin e Millorad Dodik

Video/ Një mrekulli inxhinierike, Kina ndan malet në mes për të ndërtuar urën më të lartë në Botë

Marrëveshja për emigrantët në Gjadër/ Qeveria italiane reagon pas vendimit të Gjykatës së BE

Trump: Do të vendosim sanksione kundër Rusisë nëse nuk ka armëpushim deri më 8 gusht

Skandal në Barcelonë! Djalit 10-vjeçar i skadon pasaporta, prindërit e braktisin në aeroport për të mos humbur fluturimin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.