Owen, një djalë 3-vjeçar mjaft simpatik është kthyer në personazhin më të famshëm të rrjeteve sociale, pasi krejt në mënyrë spontane ka marrë gjithë vëmendjen e një prej momenteve më emocionalë që ka përjetuar e ëma e tij.
Kevin, 33 vjeç, i dashuri i mamasë së vogëlushit, është ulur në gjunjë kur kanë qenë duke shëtitur të tre pranë një shatërvani dhe ka bërë pyetjen e famshme: “A do të martohesh me mua?”. Fiks në këtë moment, pas tij, vogëlushi ka ulur pantallonat dhe ka nisur të urinojë për qejfin e tij.
Video e postuar në rrjet nga çifti ka shkaktuar aq shumë të qeshura sa menjëherë njerëzit kanë nisur të bëjnë ‘meme’ me faktin që vogëlushi ka urinuar duke thënë: “S’ka nevojë për të aprovuar martesën pasi djali foli qartë me gjestin e tij!”.