Fax News ka kryer sot disa intervista me qytetarë të ndryshëm, të cilët kanë zbuluar dhe arsyet se pse i janë bashkuar protestës së opozitës. Qytetarët e ardhur nga qytete të ndryshme të vendit thonë se shkaku kryesor që ata dalin në protestë është papunësia dhe varfëria.
Ndërkohë ata shprehen të gatshëm që të qëndrojnë në protestë pa afat, vetëm e vetëm që të rreëzojnë nga pushteti qeverinë Rama.
‘’Kam punuar tërë jetën në shtet, për 40 vite dhe marr 150 mijë lekë të vjetra pension, kjo është një nga arsyet se pse kam ardhur sot në këtë protestë”, shprehet një prej qytetarëve.
Ndërkohë që një tjetër qytetarë thotë se ‘’qeverisja është bërnut’’.
‘’Rinia po largohet, mes të tjerave jemi të papunë. Kërkojmë zgjedhje të drejta, jam dhe naftëtar, ka punuar 40 vjet dhe ende nuk e kemi marrë statusin e naftëtarëve”, shprehet një qytetar tjetër në video.
(E.K/FAXWEB.AL)