Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 30 Vjetori në Berat, ku një çift të moshuarish janë hedhur nga ballkoni i katit të tetë të një pallati. Dy bashkëshortët kanë gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të goditjes.
Zona quhet ndryshe dhe Pjeshkorja, ndërsa pallati ka qenë një ndërtim i viteve të fundit. Policia nuk e ka dhënë ende identifikimin e tyre, dhe as motivet që mund t’i kenë shtyrë drejt këtij vendimi ekstrem.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.11.2018, rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”, Berat, shërbimet e patrullës konstatuan një çift të moshuarish të cilët dyshohet se janë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, duke gjetur vdekjen.
Shërbimet e policisë, grupi hetimor po punojnë për identifikimin e tyre.
(E.K/FAXWEB.AL)