Në një butik në lagjen “Petro Nini” është vendosur një pako e cila dyshohet se ka eksploziv brenda. Si më poshtë janë pamjet nga vendi i ngjarjes.
“Jemi njoftuar se në një dyqan rrobash në rrugën “Petro Nini”, pretendohet se është vendosur një pako në dukje si eksploziv”.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ku nga verifikimet paraprake rezulton se shtetasia B.A., pretendon se në dyqanin e saj të rrobave, në rrugën “Petro Nini”, i kanë vendosur një pako në dukje si eksploziv. Është rrethuar vendi i ngjarjes dhe është njoftuar njësia antieksploziv.”, thuhet në informacionin e policisë. (J.V/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=8r2TVfpP2OM&feature=youtu.be