Detaje te reja nga gomonia e djegur ne zonen e plazhit te Godullës, pasi rezultoi se ndiqej nga Guardia di Finanzia pasi ishte ngarkuar me lëndë narkotike. Nga Vlora gomonia me dy motorë është fshehur pranë zonës së bregdetit të Godullës dhe i është vënë flaka. Në mëngjesin e ditës së djeshme policia e Kurbinit dhe ekspertët e saj kanë bërë ekspertizën.
Pas marrjes së masave për sekuestrimin e saj, serish është kostatuar se në sebratorin e gomones ndodheshin sasi të mëdha karburanti, që kanë shkaktuar edhe shpërthimin e gomones në flakë. Janë ofruar mjete nga ajri për të larguar mjetin motorik, dhe mjete nga toka të largojne nga brigjet e detit ne Godull mjetin e sekuestruar motori i së cilës është konstatuar me lëndë narkotike që dyshohej se ishte nisur në drejtim të shetit fqinj Italisë, ndërsa gomonia u dogje pranë brigjeve të detit ne zonen e godulles. Policia dhe prokuroria e Kurbinit po punojnë per zbardhjen e plote të ngjarjes dhe autorët e saj të cilët janë shpallur në kerkim, përkatësisht dy pronarët e gomones.