Janë betuar në Kuvend katër deputetët e rinj të LSI-së, që me shumë gjasa do të përjashtohen nga kjo forcë politike. Ylli Shehu Aurora Mara, Enver Roshi dhe Edmond Rrushi, kanë thënë ‘’betohem’’ përpara Gramoz Ruçit dhe kanë ,marrë duartokitjet e të gjithë socialistëve, që kanë qenë të pranishëm në sallë.
Duhet thënë se 4 deputetët e rinj, ishin ulur në vendet e lëna bosh nga demokratët, pavarësisht se deklarojnë se i përkasin LSI-së. Për ardhjen e tyre në Kuvend ishte krenar dhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se me ardhjen e opozitës së re në sallë, nuk ka më vend pë rata që ikën.
Ka dhe 6 kandidatë të tjerë të PD-së dhe të LSI-së që kanë dorëzuar formualarin e dekriminalizimit në Kuvend, dhe presin të marrin mandatin. (LEXO EDHE KËTU)