Një person është mbytur ditën e sotme në digën e HEC-it në Rrapun. Ende nuk dihet identiteti i viktimësm, ndërkohë që policia është në vendngjarje.
Në lidhje me informacionin e dhënë nga roja i digës së HEC-it të Rrapunit, Librazhd se gjatë mbrëmjes së djeshme një shtetas ishte futur në hidrocentral dhe nuk ka dalë më, Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd në bashkëpunim me punonjësit e HEC-it është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të shtetasit B .K., 27 vjeç, banues në Njësinë Administative Lunik, Librazhd.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.