I zhveshur nga detyrat e rëndësishme në PS dhe i përfolur për përçarje me kryeministrin Edi Rama, Niko Peleshi gjen shpëtim te kitara dhe vendlindja e tij Korça.
Mbrëmjen e djeshme Peleshi ka dhënë një performancë vërtetë të jashtëzakonshme së bashku me artisten Inva Mula, teksa këndonin së bashku këngën ‘E lule lu’.
Ish-zëvendëskryeministri në një moment të videos duket i ulur në gjunjë përpara Mulës, teksa kujtojmë se kjo e fundit u bë objekt diskutimesh në media për divorcin e saj nga Ethem Ramadani.