PD dhe LSI duket se po kryejnë sot ‘nxehmjen’ për bllokimin e zgjedhjeve lokale të 30 Qeshorit. Kryetarë të dëgeve lokale të këtyre forcave politike janë paraqitur sot në zyrat e KZAZ-ve për të dorëzuar listat me anëtarë, pavarësisht se ka një vendim të dhënë nga KQZ, se pjesëmarrja e tyre është e kundraligjshme.
Kjo situatë ka sjellë tensione në disa qytete të vendit, si në Gjirokastër, apo në Shkodër, ndërsa në disa KZAZ të tjera dyert kanë qenë të mbyllura.
Derimë tani Faxweb mëson se KZAZ e vetme që ka pranuar anëtarët e PS dhe të LSI-së është ajo e Selenicës, ndërsa në Korçë listat janë marrë në dorëzim, po ende nuk ka një shkresë të pranimit të anëtarëve.
Sigurisht që kjo situatë mund të jetë e përsëritur në shumë qarqe të vendit, sa kohë që opozita dhe mazhoranca janë në skaje të ndryshme rreth asaj që do të ndodhë në 30 Qershor.
Përplasja në Gjirokastër:
Kryetari i PD-së Dash Aliko ka kërkuar që të ketë një përgjigje me shkrim se pse anëtarët e PD-së nuk mund të regjistrohen në KZAZ. Ai ka pasur një përplasje me kreun e KZAZ-s Roland Skendi.
‘’Hapini dyert e zyrave, se janë të shtetit, më hap zyrën që unë të shoh shkresën se kujt i referohesh. Më cito shkresën. Afati është deri sot në orën 11”, shprehet Aliko.
Çfarë po ndodh në Fier:
Ditën sotme PD dega Fier kanë dorëzuar listat e komisionerëve në 2 qendrat e votimit .
KZAZ nr.57 por ishte e mbyllur dhe nr.58 nuk ju dha mundësia për të dorëzuar listat pasi nuk është regjistruar si parti në zgjedhje si subjekt zgjedhor të 30 qershorit
Në pamundësi të ish-deputetit Baci listat e komisionerëve i ka dorëzuar sekretari i PD Emiljano Mone. Kryetari i KZAZ nr.57 Niko Neço ka shpjeguar se mos pranimi i listave nuk pranohet sepse PD nuk është parti në zgjedhjet e 30 qershorit .
Edhe në Elbasan PD ka dorëzuar listat e komisionerëve në qendrat e votimit. Kryetari i degës lokale Eugen Isaj bëri të ditur se listat janë refuzuar.
Ndërkohë burime nga PD bëjnë me dije se ata do ti dorëzojnë listat sa kohë që çështja është dërguar në Kolegjin Zgjedhor dhe pritet që të ndërmerret një vendim final.
(E.K/Faxweb.al)