Ish-deputeti i Shkodrës Bardh Spahia, ka dhënë sot shembullin e tij jo vetëm si mjek por edhe si qytetar. Së bashku me demokratë të tjerë, ai po udhëtonte drejt Tiranës për tu bërë pjesë e protestës që opozita organizon në orën 18.30 para Kryeministrisë.
Gjatë rrugës, në aksin Lezhë- Shkodër, Spahia ka konstatuar një aksident dhe është ndalur menjëherë. Me aftësitë e tij si mjek, ai ka dhënë ndihmën e parë për vajzën që shihet në videon më poshtë.
E reja u lëndua pas përplasjes së dy mjeteve, një Smart me një Volsvagen Passat. Pas ndihmës së parë të dhënë nga Spahia, në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka dërguar në spital për një ndihmë më të specializuar vajzën.