14:18 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Nisin presionet e policisë, mijëra qytetarë nisen drejt Tiranës për protestën e opozitës

08:27 | 16/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Nisin presionet e policisë, mijëra qytetarë nisen drejt Tiranës për protestën e opozitës

Mijëra qytetarë janë nisur sot nga qytete të ndryshme të vendit për t’iu bashkuar protestës së opozitës që do të nisë në orën 11:00 përpara kryeministrisë në Bulevardin ‘’Dëshmorët e Kombit’’. Si zakonisht edhe sot qytetarët janë përballur me kontrollet e policisë që ishin ngritur në disa pika të ndryshme rrugore.

Nga Vlora që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm janë nisur anëtarë dhe mbështetës të PD-së, të cilët janë grumbulluar në pika të ndryshme të qytetit. Sipas PD-së Vlorë janë rreth 1000 mbeshtetës të opozitës (përfshi këtu edhe Lsi) që janë nisur nga Vlora.

Ndërkohë nisja e qytetarëve është bërë që në orët e para të mëngjesit dhe nga nga Gjirokastra. Dega lokale e PD në Gjirokastër, ka organizuar mbarëvajtjen e nisjes së automjeteve, furgonëve dhe autobuzëve drejt kryeqytetit të mbushur me protestues kryesisht anëtarë dhe simpatizantë demokratë, por edhe ata pa parti.

Nisja e mjeteve të transportit, është kryer në Urën e Lumit në ish agjencinë e udhëtarëve ku janë nisur katër autobuzë të tejmbushur, si dhe disa furgonë ndërsa të tjerët janë vetorganizuar me automjetet private për të shkuar drejt kryeqytetit.

Sipas kreut të PD Gjirokastër Dasho Aliko, vetëm nga Gjirokastra, janë nisur drejt kryeqytetit mbi 400 protestues, ndërkohë që shumë të tjerë të cilët nuk ndodhen në këtë numër, edhe nga kelcyra tepelena memaliaj si dhe jane nisur dje dhe pardje të vetëorganizuar.

Ndërkohë që në Berat nisja e simpatizantëve të PD-së dhe të LSI-së ka nisur rreth orës 7 të mëngjesit, ndërsa pjesëmarrja sipas burimeve mësohet të jetë rreth 1 mijë veta.

Burime nga Shkodra bëjnë me dije se janë nisur 6000 deri në 7000 persona drejt Tiranës. Për nisjen e qytetarëve ka qenë i pranishëm dhe ish-deputeti Bardh Spahia, i cili është shprehur se sot është koha kur do të rrëzohet ‘’diktatori Edi Rama’’. Naim Hasani kryetar i partisë demokratike në, që ka ardhur enkas për protestën është shprehur: Të mos jenëshqiptaret delja e zezë e Europës.

Qytetarët që janë nisur nga Shkodra janë përballur me postoblloqe policie në Kryebushat, të cilët kanë fotografuar target e automjeteve.

Ndërkohë nga Fieri nisja e protestuesve ka filluar që në orën 7 të mëngjesit të kësaj të shtune.

Ndërkohë që Luan Baci ish deputet tashmë e ka nisur prononcimin e tij për protestën me një denoncim.

Sipas tij qytetarët fierakë janë marrë në telefon nga policia gjatë natës për të mos qenë në protestë diten e sotme por të paraqiten në komisariatin e policisë në orën 9 të këtij mëngjesi.

Postobllok policie dhe kontrolle ka pasur në vendin e quajtur  vija e ngjalës në Fier.

Ndërkohë që një numër shumë të madh protestuesish ka pasur dhe në Kukës, ku burimet thonë se janë nisur drejt Tiranës 1500 protestues.

Në Korçë organizimi për nisjen drejt Tiranes ka nisur herët ne mengjes, ku mësohet se do të mbërrijnë1500 protestues megjithë fshatrat përreth. Situata ka qenë e qetë.

Edhe nga Lezha ka pasur një numër të konsiderueshëm qytetarësh që janë nisur drejt Tiranës.

Ndërkohë që qytetarë janë nisur dhe nga Elbasani. Burime të Faxëeb bëjnë me dije se rreth 1500 protestues do të nisen drejt Tiranës , 173 do të udhëtojnë me mjete private dhe pjesa tjetër me autobusë. Protestës i janë bashkuar edhe protestues nga Librazhdi, Prrenjasi, Gramshi, Cerriku, Belshi dhe Peqini.

Nuk kanë munguar as pankartat e qytetarëve, në një prej të cilave shkruhet: Timoni na takon neve!

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Etiketa: bardh spahialuan bacimijera qytetareprotesta e opozitesqytetetRRETHET
Pas

Parashikimi i motit/ Njihuni me temperaturat

Para

Mbaroi studimet si ekselente në Rusi, vajzës i mbyllen të gjitha dyert në atdhe: Mesazhi që i çova Ramës!

Para
Mbaroi studimet si ekselente në Rusi, vajzës i mbyllen të gjitha dyert në atdhe: Mesazhi që i çova Ramës!

Mbaroi studimet si ekselente në Rusi, vajzës i mbyllen të gjitha dyert në atdhe: Mesazhi që i çova Ramës!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Aksident në Fushë Krujë-Vorë, përplasen tre kamionë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mesazh për punonjësit e Policisë dhe instruktazhi për ruajtjen e objekteve zgjedhore

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron subjektet politike: Respektoni heshtjen zgjedhore, mos adresoni asnjë mesazh, në asnjë formë!

Krimi zgjedhor/ Prokurorët e SPAK zbarkojnë në 12 qarqet e vendit, shoqërohen nga agjentët e BKH! Ja zonat më problematike

Shqiptari plagos oficerin e policisë me thikë në Greqi

Aksident i rëndë në Gramsh: Humb jetën 32-vjeçari, dyshohet për tjetër viktimë

Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa qarqe, 5 grupe të OSBE-ODIHR ‘mësyjnë’ në Vlorë

11 maji, shpërndahen materialet zgjedhore në Fier

Aksident tragjik në aksin rrugor Gramsh–Poroçan, dyshohet një i vdekur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.