Nisja e vitit te ri shkollor ka paralizuar rrugët në qytetin e Elbasanit. Përreth një orë rrugët kryesore dhe ato pranë godinave arsimore kanë patur ngarkesë të lartë.
Mëngjeset dhe dreka paraqesin një situatë të njëjtë, në momentin kur nxënësit nxitojnë të shkojnë në shkollë dhe të kthehen prej saj. Teksa të gjithë nxitojnë të nisin aktivitetin e perditshëm, pamje të tilla priren të jenë më të shpeshta, sidomos gjatë ditëve me shi.
Pavarësisht ndërhyrjeve në infrastrukturë rrjeti rrugor në Elbasan shfaq probleme duke mos arritur të shmangë krijimin e rradhëve të gjata të trafikut.