06:12 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ “Një vit pa gënjeshtra”, ja si e priten disa nga qytetet shqiptare ndërrimin e viteve

09:24 | 01/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ “Një vit pa gënjeshtra”, ja si e priten disa nga qytetet shqiptare ndërrimin e viteve

Viti i Ri ka mbërritur dhe shënon pikërisht nisjen e dekadës së tretë të këtij shekulli, ndërsa shqiptarët e kanë pritur si rrallë herë të sapo dalë nga një tragjedi e cila erdhi si pasojë e një tërmeti të fortë që shkundi vendin duke shkaktuar 51 të vdekur dhe qindra të plagosur, pa llogaritur dëmet e mëdha në shkatërrimin e qindra banesave e bizneseve.

Por nga ana tjetër, ndoshta si asnjëherë tjetër, shqiptarët i gjeti të bashkuar e solidarë në trajtimin e kësaj tragjedie dhe pikërisht diçka më tepër se një muaj pas saj, gjetën kurajon për të pritur një vit tjetër në klimën e festave të fundvitit dhe shpresën se do të jetë një dekadë e mbarë dhe e begatë.

Më poshtë janë pamjet nga disa qytete të vendit që i përkasin mesnatës së kaluar dhe se si e pritën shqiptarët 2020.

Fishekzjarre dhe koncert muzikor, kështu u prit 2020 në Berat

Edhe në Berat ka pasur një prezencë të madhe të qytetarëve në Bulevardin qëndror të qytetit ku kanë ndjekur shpërthimin e fishekzjarreve si dhe kanë uruar që 2020 të jetë një vit i mbarë.



Korçarët sfidojnë të ftohtin, ja si e priten Vitin e Ri

Në Korçë gjithashtu qytetarët kanë sfiduar temperaturat e ulta dhe kanë dalë në qendër të qytetit për të pritur ndërrimin e viteve, ndërsa kanë ndjekur edhe hedhjen e fishekzjarreve


Atmosfera e ndërrimit të viteve në Kukës

Temperaturat e ulta nuk i kanë penguar qytetarët e Kukësit të dalin në sheshin që ndodhet në qendër të qytetit për të ndjekur spektaklin e fishekzjarrevë.

Kjo është atmosfera e krijuar mesnatën e kaluar në qytetin Veri-Lindor të vendit.

Festimet në Gjirokastër, fishekzjarrët tek kalaja e qytetit

Në Gjirokastër spektakli i fishekzjarreve është organizuar tek kalaja e qytetit ndërsa të shumtë kanë qenë qytetarët që e kanë ndjekur.


Elbasani pret me fishekzjarre Vitin e Ri 2020

Në Elbasan spektakli i fishekzjarreve është organizuar nga Bashkia ndërsa qytetaë të shumtë kanë dalë në mesnatë në shesh për ta ndjekur. Ndërkohë nuk është raportuar për incidente fatmirësisht.

Si u prit Viti 2020 në qytetin bregdetar të Durrësit

Në qytetin e Durrësit Viti i Ri ka ardhur nën klimën e një ngjarjeje e cila ka tronditur jo vetëm atë, por mbarë Shqipërinë, ndërsa qytetarët kanë rigjetur forcën për të pritur fillimin e një dekade të re.
Edhe në qytetin bregdetar, nuk kanë munguar fishekzjarret dhe urimet për një vit të mbarë dhe të begatë.

Ja si e priten qytetarët e Fierit 2020

Edhe në qytetin e Fierit qytetarët kanë dalë në shesh ku kanë ndjekur spektaklin e fishekzjarreve ndërsa për mikrofonin e Fax News kanë shprehur urimet më të mira për vitin 2020. Madje njëri prej tyre uroj që të jetë një vit pa gënjeshtra.

Qindra qytetarë ndjekin spektaklin e fishekzjarreve në Vlorë

Me qindra qytetarë në qytete të ndryshme të vendit e priten ndërrimin e viteve në sheshe ku edhe ndoqën festivalet e fishekjarreve.

Edhe në qytein bregdetar të Vlorës qytetarë të shumtë kanë qëndruar për disa orë në shesh ku edhe ishte organizuar një koncert festiv me këngëtar të ftuar, ndërsa me në orën 00:00 kanë ndjekur shpërthimin e fishekzjarreve.


(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Si nis 2020 për të lindurit e çdo shenje! Dashuria, puna dhe shëndeti

Para

2020 nis me lëkundje të forta nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Para
E vërteta mbi tërmetet/ Kjo është gjithçka që duhet të dini

2020 nis me lëkundje të forta nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.