Besnik Greku është nga Thumanë dhe ndodhet ende I akomoduar në një hotel në Shngjin, por ai pavarësisht se thotë se ka probleme me shëndetin, ka marrë vendimin drastic për tu future në grevë urie.
Greku tregonse i kanë ofruar një bonus qeraje deri në 30 mijë lekë por që nuk I mjaftojnë për të gjetur njështëpi për atë dhe 3 anëtarët e tjerë të familjes së tij.
“Unë quhem Besnik Greku nga Thumana, jam i sëmurë me diabet me zemër, jam futur në grevë urie se nuk po na jep rrugëzgjidhje shteti, i bëj thirrje shtetit të ndihmojë njerëzit në nevojë sidomos ata të Thumanës. Jam i sëmurë, nuk kam pirë sot ilaçet se jam në grevë urie. Na sjellin një bonus me 20 mij lekë a 30 mijë lekë po s’kam ku e gjej shtëpinë me kaq lekë. Nuk bëhet fjalë, grevë urie deri në fund”, thotë ai.
Video e mëposhtme është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha përkrah të cilës shkruan: “Grevë urie në Shëngjin nga të dëmtuarit nga termeti në Thumanë. Sb”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)