Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë ndeshjes Çeki-Shqipëri. Një nga lojtarët çekë ka shtyrë me dashje trajnerin e Kombëtares, Edi Reja, duke e rrëzuar në tokë.
Incidenti ndodhi në minutën e 55-të takimit, ku Cufal shtyu trajnerin Reja i cili nga inercia u rrëzua në tokë.
Lojtari u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa i menjëhershëm ishte reagimi i stolit dhe i futbollistëve kuqezi të cilët i kërkuan llogari kundërshtarit për veprimin e bërë.