Vijojnë zjarret edhe në Kukës. Mbremjen e sotme një vatër zjarri ka rënë në lagjen Imere, fshati Kalis, njësia administrative Kalis. Vatra është e përhapur kjo për shkak edhe të erërave të forta. Mësohet se po punojnë për izolimin e vatrës së zjarrit banorët e fshatit si dhe punonjës të njësisë adiministrative. Fshati Kalis ka një terren të thyer malor dhe është një ndër fshatrat e largët që ka bashkia e Kukësit në territorin e saj.