Një incident është regjistruar dhe në një qendër votimi në fshatin Kotë të Vlorës ku kryetari i komisionit, përfaqësues i PS-së shoqëronte votuesit në kutinë e votimi. Ngjarja është filmuar nga përfaqësues të PD-së, ndërsa shihet se Arben Cela shkon te kutia e votimit ku ndodhet një person duke votuar.
Incidente janë regjistruar në të gjithë vendin që në orët e para ku në shumicën e QV ku nuk punonte pajisja e identifikimit elektronik. Pas 3 orësh KQZ urdhëroi në identifikimin manual. Ndërkohë përfaqësues të partive opozitare kanë denoncuar shkelje të ndryshme në disa zona të vendit.