Nga studio e emisionit Opinion në TV Klan kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, të bërë një ditë më parë në facebook, ku shkruante se Akropoli u shpëtua falë një shqiptari.
Dule theksoi se një kryeministër ka një staf të mjaftueshëm, për të mos u ekspozuar në mënyrë të tillë të pariparueshme për faktin historik.
Ai theksoi se Akropoli u bombardua nga Osmanët që e kishin shndërruar në depo baruti, pikërisht, ky ishte momenti që ai u godit dhe u shemb.
Por, sipas tij, historia nuk është aspak ashtu siç e përshkruan kryeministri Rama në facebook, përkundrazi, është krejtësisht e kundërt.
Edi Rama publikoi në adresën e tij në Facebook një gravurë ku dukej Athina e vitit 1670 dhe shkruajti se Akropoli vazhdon të qëndrojë falë shqiptarit Gjergj Dushmani, që i kërkoi venecianëve të mos bombardonin Athinën
Shiko videon: