Rreth 60 persona shumica prej tyre nxënës të gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier ngritën alarmin ditën e djeshme pasi pësuan lëndime nga një helmim në ionstitucionin arsimor, ndërsa me dhjetra ambulanca mbërritën njëra pas tjetrës për të mbushur spitalin dhe deri më tani nuk ka konkluzione konkrete se nga çfarë ka ndodhur ngjarja.
Mëngjesin e sotëm nxënësit janë rikthyer në shkollë pasi kanë lënë të gjitha mjetet mësimore ditën e djeshme dhe janë larguar kush për në spital e kush për në banesat e tyre pas alarmit që tronditi vendin për disa orë me radhë pasi nuk kuptohej çfarë po ndodhte.
Mësohet se ata janë rikthyer për të marrë mjetet mësimore si dhe për të mësuar rreth fillimit të procesit mësimor pavarësisht se deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar se kur do të nisë, e ndërsa nuk ka një vrsion përfundimtar për ngjarjen, në afërsi të shkollës janë parë forca policie.
Në një intervistë për mediat mjeku toksikolog Lulzim Banushi, që shpjegon në detaje gjendjen e të helmuarve si dhe simptomat që kanë shfaqur.
Ndërkohë, drejtoresha e Spitalit Rajonal të Fierit Nevila Shuke deklaroi se nxënësit kanë paraqitur simptoma ankthi, por se situata e tyre sa vjen e po përmirësohet (lexo lajmin).
Ndërkohë nxënësit e gjimnazit të cilët ndodhen në spital në dëshmitë e tyre për Fax News kanë treguar edhe çfarë ndjenë në momentet e para të helmimit dhe si ndodhi ngjarja.
“Ishim në klasë duke pritur të fillonte mësimi dhe vijnë presorët bashkë me drejtoreshën dhe na thanë dilni sepse ishte panik, kishin shpërndarë gaz nëpër shkollë. Kollitesha shumë, pastaj me vonë filluan që të më merreshin mendtë.”- tha një nxënëse (lexo të plotë lajmin).
Ministrja e arsimit Besa Shahini ka mbërritur dje në Fier, pas ngjarjes së rëndë që ndodhur në shkollën “Janaq Kilica”, ku u helmuan 42 nxënës.
Shahini është shprehur se do të shtohen masat në shkollë, ndërsa është shprehur se nuk ka nevojë për panik, duke qenë se ajo u beson mjekëve.
“Do shtohen masat në shkollë,16 nxënës po marrin ende mjekim, ju besoj mjekëve dhe nuk ka nevojë për panik”, është shprehur Shahini (lexo lajmin).
Ministria e Shëndetetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në shkollën e mesme “Janaq Kilici” në Fier. Ministria konfirmon zyrtarisht se janë 42 të tillë nga të cilët 8 prej tyre e kanë lënë ambientin e spitalit, dhe të tjerët po marrim trajtimin e duhur dhe fatmirësisht asnjëri nuk paraqet rrezik për jetën.
Njoftohet gjithashtu se Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka nisur grupet e inspektimit në terren për verifikim dhe marrjen e masave të menjëhershme (lexo lajmin).
Një prind i një nxënësi që është helmuar në shkollën “Janaq Kilica”, ka treguar për mediat se askush nuk e di çfarë ka ndodhur ditën e djeshme ndërsa kla bërë thirrje ndaj shtetit të merren masa serioze për këtë çështje.
“Nuk e di njeri çfarë ka ndodhur, kam vajzën që është helmuar. Shteti duhet të merrt seriozisht me këtë punë. Nuk ka mundësi që një maskara të shkaktojë diçka të tillë”.
Njëri nga nxënësit ka thënë se nuk është hedhur nga ndonjë nxënës spraj me piper siç është raportuar më herët, dukje treguar edhe momentet kur ka ndodhur ngjarja ndërsa më tej ka akuzuar drejtorinë arsimore për mos marrje të përgjegjësive të saj (lexo lajmin).
Policia e Fierit ka reaguar për herë të parë lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në gjimnazin ”Janaq Kilica” në Fier ku dhjetra nxënës shfaqën simptoma helmimi.
Sipas policisë ka qenë një nxënës i kësaj shkolle që ka hedhur sprajt piperi në drejtim të bashkëmoshatarëve të tij (lexo lajmin)
Një ngjarje e rëndë është regjistruar për herë të dytë në harkun e pak ditëve në Gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier pasi të paktën 30 nxënës deri më tani janë transportuar në spital pasi kanë shfaqur simptoma helmimi.
Burime bëjnë me dije se nxënësit kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen ndërsa disa ambulanca kanë mbërritur në ambientet e shkollës për të bërë transportimin e nxënësve.
Në ambjentet e shkollës është krijuar një kaos i madh ndërsa në oborrin e saj dhe në rrugë shihen nxënës të shtrirë nëpër troturare dhe rrugë.
Në vengjarje kanë mbërritur qytetarë të shumtë dhe familjarë të nxënësve, ndërsa mabulancat vijnë e shkojnë njëra pas tjetrës duke transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit të rinjtë.
Ka një tension nga ana e prindërve pasi kërkojnë informacion për fëmijët e tyre nëse janë pjesë e atyre që janë prekur, ndërsa dera e shkollës është e mbyllur dhe nuk lejohen gazetarët.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e Policisë ku gazetarja e Fax News, Fatmira Bajrami raporton se është ngritur një grup hetimor për të mësuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Sipas dëshmive të nxënësve asfiksimi ka ndodhur në orën e mësimit dhe ka prekur një numer të madh të nxënësve (lexo lajmin fillestar).
Dje ishte hera e dytë që ndodhte e njëjta gjë në po të njëjtë shkollë nd/rsa shifrat e të prekurve ishin suhmë më të larta këtë herë. Diçka e tillë ka ndodhur në fund të muajit të kaluar ku disa nxënës të gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier raportohet se kanë pëfunduar në spital për shkak se janë asfiksuar nga tymi, ndërkohë që po zhvillonin një reaksion kimik në laboratorin e kimisë.
Mësohet se 6 nxënës kanë dalë nga klasa nga asfiksia dhe më pas janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit.
Mjeku reanimator në spitalin e Fierit, Klinton Gjerazi ka thënë se në spital kanë erdhur 10 persona të helmuar, 7 nxënës, 2 mësues dhe sanitarja e shkollës. Mjeku ka thënë se priten analizat për të shpjeguar më qartë situatën (Lexo lajmin)/.
(F.GJ/FAXWEB.AL)