Pas heshtjes së qeverisë dhe kompanisë, punëtorët e nënstacionit elektrik të pompimit të naftës në Poçem vendosin të hyjnë në grevë urie. Sot këtë akt ekstrem e kanë ndërmarrë 7 punëtorë ndërsa pritet tu bashkohen dhe 9 kolegët e tjerë.
Ky akt është marrë edhe pas defektit të djeshëm dhe kërcënimet që kanë marrë rreth orës 12 e 30 pasi për shkak të mbingarkesës ka rënë njëri prej filterave i quajtur si filteri i Klosit i cili mbulon me energji elektrike fshatrat Klos Hekal Roms dhe Mollaj si edhe puset e naftës te Albpetrolit.
Punëtoret e nënstacionit të pompimit janë njoftuar për mungesën e energjisë elektrike por ata nuk ndërhyjnë.
Vendimi i tyre vjen dhe pas mosmarrjes së asnjë përgjigjeje nga instancat përkatëse ku te hënën e kësaj jave ata organizuan edhe protestë për mungesën e 27 pagave të pamarra.
Nga data 10 shkurt 2020 punëtorët janë thjesht roje pasi nuk mund të braktisin vendin e punës pasi dënohen me ligj.