Kjo është një pamje e zakontë e tregut të suvenireve deri në mbrëmje kur ata dalin për të shitur produktet e tyre maksimumi dy orë. Vitin e kaluar ata u stacionuan nga Bashkia Sarandë nga shëtitorja në ambientet e ish- Bar Lulishtes, me arsyetimin e kryetares Florjana Koka se artizanët po abuzonin dhe po jepnin një imazh të gabuër të Sarandës në sytë e turistëve të huaj.
Në ambientin ku janë vendosur, turistet thuajse nuk kalojnë dhe tualetet publike janë fare afer ç’ka e vështirëson tregetimin e punimeve të dorës. Gjithashtu ambientet e ish-Bar Lulishtes të mara me qera nga ana e Bashkisë Sarandë, ndodhen ende në çështje gjyqësore për çështje pronësie.
Ajo që ka irrituar artizanët ketë vit është standarti i dyfishtë, pasi një pjesë e artizanëve ndodhen në tregun e caktuar prej saj dhe një pjesë tjetër me leje nga bashkia janë rikthyer në shëtirore.
Lindita me bashkëshortin prej 9 vitesh merren me tregëtimin e punëve të dorës, por siç thonë ata këtë vit nuk kanë dal të punojnë, pasi në treg nuk shesin asgjë, kurse bashkia nuk u jep leje të dalin në shëtitore.
Vajza e tyre 22 vjeçare invalide gjithashtu bën punime dore, por siç tregon tani nuk ka më se ku ti shes.
Bashkia e Sarandës po përdor standart të dyfishtë duke nxjerr një pjesë të artizanëve në shetitore dhe një pjesë në tregun pa asnjë standart. Ky është viti me më pak të ardhura për ata kur ka kaluar gjysma e verës, ndërsa një pjesë e tyre i janë drejtuar Ksamilit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)