Radhë të gjata janë vënë re sot në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Sipas informacioneve rradhët janë krijuar në tokën neutrale për shkak se pala greke po punon me 1 sportel.
Qytetarët qe i janë drejtuar kësaj pike të kalimit kufitar thonë se po qëndrojnë në radhë prej më shumë se 1 ore.
Aktualisht situata vijon të mbetet e njëjtë, edhe pse temperaturat janë më shumë se 40 gradë.
Ndërkohë nga pala shqiptare puna po vijon me ritme të shpejta me sportele maksimale 3 në dalje dhe 2 sportele në hyrje.