250 mjekë e personel shëndetësor i Kosovës pritet të mbërrijnë neë Kukës ku do t’u nënshtrohen procesit të vaksinimit gjatë ditës së sotme.
Ky proces do të behet në ambientet e pallatit të kulturës Hasan Prishtina. Njesia vendore e kujdesit shëndetesor Kukës ka nisur nga puna për pergatitjen e ambienteve ndersa vaksinimi i personelit mjekësor te Kosovës ne Kukës do te ndiqet nga afer edhe nga Kryeministri Rama.
Nisja e tyre për ne Kukës, do të bëhet në ora 11:00 nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës ne Prishtine.
Kujtojmë se delegacioni i FSSHK-së i përbërë nga Kryetari Dr. Blerim Syla dhe Dr. Islam Krasniqi në prani të Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri Nait Hasani, dje kanë zhvilluar takim me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë dhe janë dakorduar për çështjet teknike të vaksinimit të punëtorëve shëndetësor të Kosovës.
(E.H/Faxweb.al)