Gazetarja e FaxNews, Mirilda Tili ka mësuar se gati një lagje në rrugën ‘Ura’ në Tiranë, ka dalë e pabanuar
Banorët e një pallati tek kjo lagje është i pabanueshëm dhe i është vendosur edhe shiriti. Një nga banoret është shprehur se i ka fëmijët e vegjel dhe nuk mund të rrijë dot në çadër.
“Ku të shkojë, të mbytem? Fëmijët i kemi të vegjël, nuk rrim dot në çadër. Duam të dimë çfarë do të ndodh me ne. Nga televizioni juaj na erdhi ndihma.”
Ndërsa një tjetër banore kërkonte që të strehohej pasi e ka bashkëshortin e sëmurë. Ajo tha se donte që burri i saj të vdiste i qetë dhe në banesë.
“Na strehoni, e kam burrin të sëmurë. Nuk ka njeri që të kërkojë vdekjen e burrit, por dua që të vdes në shtëpi, i qetë. Për vete jam me valëvula në zemër, kam pësuar vdekje klinike.”
Nuk janë të paktë edhe ata banorë që nuk largohen nga banesat e tyre pasi kanë frikën e vjedhjeve. Një djal i ri, shprehet se banorët kanë frikë të largohen nga shtëpitë nga frika e vjedhjeve.
“Banorët kanë frikë të largohen nga shtëpitë, pasi kanë frikë se mos u vjedhin banesat. Kërkojmë të na jepet një zgjidhje, se s’mund të rrim kështu.”
Mbrëmjen e djeshme, këto pamje të publikuara në Facebook, tregojnë se banorët e kanë kaluar natën në çadra.
(K.H/Faxweb.al)