Korca pas ores 16:00 ka pasur prezence te kembesoreve te cilet kane mbushur pjeserrisht bulevardin. E ndersa rruget nga ana tjeter jane ngarkuar nga automjetet dhe bicikletat.
Te rinjte kane qene ata qe kane pasur nje prezence me te larte. Gjithashtu prej dites se djeshme ka filluar dezifektimi i rrugeve te qytetit dhe shkollave, ku nje nder to eshte edhe shkolla 9-vjecare “ Sevasti Qirjazi”.
Ne Korce, pas ores 18:00 rruget jane boshatisur ku gjithashtu edhe forcat blu kane qene prezente neper rruget e qytetit duke detyruar edhe ata pak qytetare te mbetur te shkonin ne banesat e tyre. Fashat e orareve kane pasur nje zbatim relativisht te mire nga qytetaret e Korces
Qytetaret e Lezhes ne ora 16.00 u dynden neper rruge, sheshe e pedonale per te shfrytezusr dy oret e liridaljes. Bien ne sy shume te moshuar qe levizin ne grupe. Te rinjte kane dale gjithashtu ne mase me biçikleta. Rruget jan renduar nga levizja e automjeteve.
Ne kuader te masave shtrenguese te marra nga qeveria për minimizimin e perhapjes se koronavirusit CIVID -19, lezhjanet siç duket u jane bindur ndaj po i respektojne oraret e levizjes, si kembesoret ashtu edhe automjetet. Pas ores dhjete te mengjesit dhe gjashte te darkes rruget, sheshet dhe pedonalja bregut Drinit pothuajese jane te shkreta. Neper rruge patrullon policia e mbeshtetur nga ushtare te armatosur. Gjate dites se sotme nuk ka patur penalitete, por vetem paralajmerime kembesoresh qe levizin jashte orarit te percaltuar.
Perveç Lezhes edhe ne qytetet e tjera te Qarkut si ne ate te Shengjini, te Rreshenit, Rubikut dhe Repsit te Bashkise Mirdite eshte gati e njejta panorame.
Mesa duket fierakët nuk e kanë kuptuar ashtu siç duhet orarin e përcaktuar për lëvizjen e lirë të këmbësoreve. Sapo ora ka shënuar 16:00 në rrugë kanë vërshuar qytetarë e makina, duke “shpëtuar” nga karantina e vendosur.
Qytetarët kanë dalë të lirë, duke shëtitur në bulevardin kryesor dhe jo vetëm, ku nuk kanë munguar edhe xhirot me biçikleta.
Të dy orët e “lirisë” janë shfrytëzuar për shëtitje, me dhe pa maska, pa ju trembur aspak masave të vendosura.
Me shume vihen re te rinjte ndersa nje dyndje qytetaresh ka edhe ndaj marrjes se sherbimeve pasi me shume i shiheshin neper markete.
Policia ka shtuar numrin e kontrolleve dhe levizjet ne cdo cep te qytetit.
Sapo ora ka shenuar 16 qytetaret Elbasanas jane dyndur rrugeve te qytetit. Ata i gjen duke bere shetitje jo vetem duke mbyllur punet e tyre, te ulur ne stola e parqe, madje duke levizur ne grupe pa respektuar distancen e kerkuar. Pas nje bindje per tu mbyllur ne shtepi pas ores 10 kjo pasdite i ka nxjerre serish jashte dhe me pak te kujdesshem.
Ne Berat qytetare te shumte kane vershuar pasditen e sotme ne rruget e qytetit pasi shenoi ora 16:00 duke dal keshtu nga vetkarantinimi i caktuar me ligj nga qeveria, pedonalja e Beratit e mbushur me dhjetra banore te cilet me shume sesa Covid-19 i friksohen vendimeve te merra nga kryeministri. Ata kane vendosur qe dy orarshin e lirise ta shfrytezojne duke bere xhiron e zakonshme ne qytetit