Ura e Bratit është një objekt i vjetër pothuajse 6-shekullor. Por, pavarësisht kësaj edhe sot u vjen në ndihmë mjaft banorëve të zonës për të kaluar shtratin e lumit Shushicë. Për fat të keq, ajo është lënë në harresë dhe shpesh herë përbën rrezik për banorët që kalojnë në të.
Por ajo çfarë është më e rrezikshme në këto ditë me shi, është pikërisht fryrja e lumit të Shushicës I cili siç shihet në pamjet e mëposhtme ka marrë përmasa të frikshme.
Ura e Brati është pjesë e monumenteve të kulturës. Ndërkohë pritet që nga reshjet me intensitet të lartë të shiut, të ketë fryrje edhe të shtratit të lumit Vjosa.
(F.GJ/FAXWEB.AL)