Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur para pak minutash në zonën e Gjirit të Lalzit në Durrës.
Dy mjete janë përplasur dhe për pasojë ka nderruar jetë drejtuesja e njërës prej mjeteve, e cila udhëtonte së bashku me fëmijët e saj.
Bëhet e ditur se personi që ka humbur jetën është Mirela Daci. Fatmirësisht fëmijët nuk kanë pësuar dëmtime.
Ndërkohë në mjetin tjetër mësohet se udhëtonte një çift francez.
Informacioni i policisë
Në fshatin Rrotull, Manzë, shtetasi J.O., 34 vjeç , banues në Tiranë duke drejtuar mjetin me targë AA 666 SP është përplasur me mjetin më targa AA 875 LX , me drejtuese shtetasen M.D., 31 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.
Në makinë ndodheshin shtetasja B.Sh., 35 vjeçe dhe dy fëmijë 9 dhe 7 vjeçe të cilat u transportuan në Spitalin Rajonal Durrës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.