17:56 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Pamje të rënda, tregtari i helmuar nga gazi rënkon i shtrirë në dyqanin e tij

20:08 | 26/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Pamje të rënda, tregtari i helmuar nga gazi rënkon i shtrirë në dyqanin e tij

Hedhja masive e gazit lotsjellës nga ana e policisë ka bërë që disa protestues të paraqesin edhe probleme shëndetësore.

Por kjo nuk iu ka ndodhur vetëm protestuesve të pranishëm përpara Kuvendit por edhe qytetarëve të thjeshtë që kanë qenë duke udhëtuar në këtë pjesë të qytetit apo edhe për ata që kanë bizneset e tyre aty afër.

Njëri nga këta të fundit shihet në videon e mëposhtme ku një tregtar që shet këpucë në një dyqan pranë godinës së Kuvendit nga hedhja e gazit lotsjellës, ka paraqitur problem shëndetësore.

Ai siç shikohet në video është shtrirë në dyshemenë e dyqanit të tij dhe rënkon për shkak të pasojave të sasisë së madhe të gazit që është hedhur.

Disa protestues kanë hedhur kapsolla, tymuese dhe shashka brenda gardhit rrethues të godinës së Kuvendit të Shqipërisë ku sapo ka përfunduar edhe seanca plenare në punimet e të cilës mori pjesë vetëm mazhoranca.

Në drejtim të forcave të rendit janë hedhur shashka dhe flakadanë ndërkohë që drejtuesit e opozitës po mbanin fjalën e tyre.

Gjatë protestës hedhja e gazit nga ana e policisë nuk ka kursyer edhe përfaqësuesit më të lartë të opozitës pranë këmbëve të të cilëve janë hedhur bombula gazi lotsjellës.

Policia përdori pretekstin e përplasjes së protestuesve ku mbetën të plagosur edhe dy efektive të cilët u detyruan të tarhiqen nga pjesa kordoni mbojtës përpara Kuvendit, për të hedhur gazlotsjellës.

Hedhja e gazit ka qenë masive e cila ka bërë që qytetarët të distancohen herë pas here. Ndërkohë kreu demokrat Lulzim Basha ka bërë thirrje që të mos hidhet gazlotsjellës pasi në protestë ka edhe gra shtatzëna.

Basha ka kënduar këngën e njohur partizane “Ejani mblidhuni këtu” duke iu bërë thirrje protestuesve të bashkohen duke paralajmëruar kryeministrin Rama dhe Ministrin Lleshaj se dita kur do të japin llogari do të vijë.

“Edi Rama e Sandër Lleshaj që urdhëruan hedhjen e gazit lotsjellës mbajeni mend edhe mbi gratë shtatzëna, dita do të vijë për ju. Do të jepni llogari para ligjit nga i pari tek i fundit. Sovrani do ju çojë para drejtësisë dhe në burg aty ku e keni vendin horra dhe tradhtarë”, deklaroi Basha.

Kryeministri Rama i cili deri pak përpara se të fillonte seanca plenare ishte nuk Lushnje në një takim me qytetarët, ende nuk është future në Parlament dhe për më tepër nuk dihet nëse do të marrë pjesë.

Por deputetët socialistë dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, thuajse e kanë kaluar në ilegalitet Kuvendin e Shqipërisë duke organizuar seanca të fshehta dhe të papritura, me qëllim shmangien e përballjes me protestuesit përpara hyrjes në sallë.

Kujtojmë se dy herë rresht ka ndryshuar axhenda e Kuvendit, ku herën e parë ndodhi të enjten e kaluar dhe njëherë sot, kur deputetët e shumicës kanë shpresuar të evitojnë hyrjen e protestuesve në sallë.

Pikërisht sot, Ruçi njoftoi një seancë të papritur në orën 17.00 pasdite, duke menduar se opozita nuk do të organizohej dot për të protestuar përballë Kuvendit.

Në fakt opozita arriti të mbledhë një numër të madh njerëzish dhe pamjet e para live nga sheshi para Kuvendit treguan se disa deputetë socialistë mezi ia dolën të futen në sallë.

Por asgjë nuk ka mbaruar. Nëse deputetët e Ramës arritën të futen në Kuvend, dhe për disa prej tyre nuk ishte e thjeshtë sepse dy prej tyre protestuesit iu dolën përpara duke ua vështirësuar kalimin,  ata ende nuk e dinë si do dalin prej aty.

Një deputet i PS, i tha lapsit në kushte anonimati se zhurma e shashkave në oborr ka shkaktur panik tek disa deputetë, të cilët vështirë se do të ikin nga salla pa u larguar edhe protestuesi i fundit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: gazi lotsjellesne dyqanrenkontregtari
Pas

Përfundon seanca plenare, deputetët e maxhorancës largohen nga dyert e pasme të Kuvendit

Para

Lulzim Basha bën thirrje për mosbindje civile: Nga sot nuk njohim jo vetëm Kuvendin, por edhe…

Para
Basha del me njoftimin e rëndësishëm: Ja kur do të jetë protesta e madhe që do të rrëzojë Edi Ramën

Lulzim Basha bën thirrje për mosbindje civile: Nga sot nuk njohim jo vetëm Kuvendin, por edhe...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident tragjik në Francë: Tre ukrainas të vrarë, reagon Zelensky

Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë

Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza

Nënë e bijë u gjetën të vdekura në një park të Romës, autori arrestohet në Greqi pas arratisjes. Fotoja e 46-vjeçarit me vajzën 6-muajshe para krimit

Irani pretendon se ka rrëzuar tre avionë bombardues izraelitë. Tel Avivi e mohon

Situatë kritike në Minneapolis, dy ligjvënës demokratë qëllohen me armë në shtëpitë e tyre

Rusia këmbëngul në zgjidhjen politike e diplomatike të programit bërthamor iranian

Beogradi: Kosova ka ndaluar tre pjesëtarë dhe një ish-polic të MPB-së serbe

Nis sonte muaji i çmendur i futbollit! Kupa e Botës së Klubeve me 1 miliard dollarë në lojë dhe surpriza të mëdha/ Gjithçka duhet të dini

Zjarr në Berat/ Flakët përfshijnë qendrën e personave me aftësi ndryshe, shuhet shpejt pa shkaktuar dëme materiale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.