Eduard Leli, vëllai i kryebashkiakut të Vlorës, mbylli sytë ditën e djeshme, për shkak të sëmundjes së rëndë që vuante prej 3 vitesh.
Pak ditë më parë, vetë Dritan Leli deklaroi se vëllai i tij ishte në gjëndje të rëndë në spital.
Por në një video, shihet Eduardi duke folur për sëmundjen e tij, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë dhe nga familjarët.
Në video, Eduardi dëgjohet tek thotë se nuk duhet të dërzoheni në jetë dhe se nuk e vret mendjen për sëmundjen e rëndë. Këto fjalë, duket se kanë përplotur kryetarin e Bashkisë.
“I uroj të gjithë fëmijëve tuaj të jetë të gjatë. Të mos dorëzohen kurrë, sepse jetën na e ka dhënë Zoti dhe ai do na e marri. Mos e çani kokën, se Tani (Dritan Leli) përlotet se mendon se unë jam i fortë prej sëmundjes. Po mua sëmundja më merr të keqen.”
(K.H/Faxweb.al)