Situata e qarkullimit rrugor në aksin Fushë-Krujë-Thumanë është mjaft e rënduar për shkak të trafikut të krijuar.
Ndërkohë mësohet se në këtë aks dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë kanë marrë edhe dëmtime por fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të lënduar.
Fluksi i automketeve në këtë fundjavë është shoqëruar me tafik në këtë aks mjaft problematik, dhe një arsye tjetër mbetet dhe ura në qytetin e Fushë-Krujës që I është nënshtruar rikonstruksionit. Pas orës 16:00 është i ndaluar qarkullimi i automjeteve të tonazhit të rëndë në këtë aks.
(F.GJ/FAXWEB.AL)