Vijon të jetë një ‘dhembje koke’ për të gjithë drejtuesit e mjeteve kalimi në të ashtëquajturën autostradë Tiranë-Durrës.
Që prej nisjes së rikonstruksionit të gropave në rrugë, dhe dëmtimeve në sinjalistikë, shoferët janë të detyruar që të gjejnë rrugë dytësore në mënyrë që të shmangin trafikun kilometrikë.
E njëjta situatë paraqitet dhe sot në aksin që lidh Durrësin me Tiranën, ku mijëra mjete janë bërë pjesë e trafikut të rënduar.
Kështu mëngjesin e sotëm është paralizuar qarkullimi në aksin Durrës-4 rrugët.
Kalimi nga Durrësi në Tiranë është devijuar në aksin Shkozet- 4 rrugë, dalja do të jetë në Maminas.
Arrsh njoftoi një ditë më parë shtyrjen e punimeve për shkak të kohës jo të qendrueshme, përcaktuar afat për përfundimin e punimeve në rehabilitimin e autostradës.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=ON1ef6YD1w0&feature=youtu.be