18:18 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Pas 14 vitesh si kancelare, Merkel viziton për herë të parë Aushvicin

15:55 | 06/12/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Pas 14 vitesh si kancelare, Merkel viziton për herë të parë Aushvicin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, viziton të premten ish-kampin nazist në Aushvic, për herë të parë në 14 vitet e saj si kancelare.

Vizita e Merkelit bëhet në një kohë kur Gjermania po shënon një ringjallje të anti-semitizmit dhe rritje të elementeve të krahut të djathtë.

Merkel është kancelarja e tretë gjermane që vizitoi ish-kampin në Poloni.

Udhëtimi i saj është jashtëzakonisht simbolik, pasi bëhet para shënimit të 75- vjetorit të çlirimit të këtij kampi nga trupat sovjetike më 27 janar 1945.

Në prag të udhëtimit të saj, Merkel tha se “lufta kundër anti-semitizmit dhe kundër të gjitha formave të urrejtjes” ishte përparësi për qeverinë e saj.

65-vjeçarja premtoi gjithashtu “vendosmëri” nga qeveria për të mundësuar që jeta e hebrenjëve të lulëzonte në Gjermani.

Merkel do të mbajë një minutë heshtje në “Murin e Vdekjes”, vendi ku mijëra të burgosur të kampit u qëlluan për vdekje.

Gjatë vizitës, Merkel gjithashtu do të mbajë një fjalim, si dhe të vendosë një kurorë me lulenë ish- kampin e afërt Birkenau.

“Vizita është një sinjal veçanërisht i rëndësishëm i vëmendjes dhe solidaritetit, në një kohë kur të mbijetuarit e Aushvicit janë viktima të fyerjeve anti-semitike dhe postimeve në rrjete sociale të cilat janë të mbushura me urrejtje”, tha Christoph Heubner, nënkryetar i Komitetit Ndërkombëtar të Aushvicit.

Përpara udhëtimit të saj, Gjermania miratoi një donacion prej 60 milionë eurosh për Fondacionin Aushvic-Birkenau.

Merkel do të shoqërohet nga kryeministri polak, Mateusz Morawiecki dhe një i mbijetuar i kampit.

Josef Schuster, kreu i Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani dhe Ronald Lauder, kreu i Kongresit Botëror të Hebrenjve, gjithashtu do të marrin pjesë në këtë vizitë.

Një milion hebrenjë u vranë në Aushvic-Birkenau, së bashku me 100,000 polakë jo-hebrenj, robër të luftës nga ish-Bashkimi Sovjetik, romë dhe luftëtarë tjerë anti-nazistë.

Merkel e ka quajtur Holokaustin një “ndarje me civilizimin” dhe ka shprehur shqetësimin për ngritjen e anti-semitizmit në Gjermani./REL

Etiketa: angela merkelaushvic
Pas

“Të nisin me shpejtësi vlerësimin e dëmeve” Soreca takim me Çuçin: Ja çfarë është kusht thelbësor

Para

Ftesa e Ramës për bashkëpunim, Basha mesazh nga Durrësi: Po të isha në qeveri, s’do kërkoja foto të përbashkët

Para
“Urgjente marrja e masave për strehim”, Basha mesazh Ramës: 150 mln dollarë të mos u jepen oligarkëve, por të rindërtohen objektet

Ftesa e Ramës për bashkëpunim, Basha mesazh nga Durrësi: Po të isha në qeveri, s’do kërkoja foto të përbashkët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Fier- Levan, mjeti humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën elektrike. Lëndohet drejtuesi i automjetit

Itali, tre të vdekur dhe 15 të plagosur në një aksident rrugor, kamioni përplaset me automjete të parkuara

Bashkimi Europian pezullon tarifat ndaj SHBA

Stuhi e fortë shiu dhe breshëri godet rrethin e Gramshit – Dëme të mëdha në bujqësi

SPAK çon për gjykim pesë shtetas për blerje votash, në zgjedhet 2023, në Rrogozhinë

Stuhia Floris godet Britaninë e Madhe, dëmtime hekurudhore dhe rrugore nga erërat e forta

Pas 11 vitesh në burg, ish-Kryeministri kroat Ivo Sanader lirohet me kusht

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

Tjetër telefonatë mes Putin dhe Netanyahut, dy liderët diskutuan çështjen e Iranit

Tesla “merr me të mira” drejtorin ekzekutiv, Elon Musk-ut i dhurohet 29 miliardë dollarë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.