Pas përfundimit të takimit në Vlorë, Berisha u rrethua menjëherë nga simpatizantët e shumtë të cilët bërtisnin me të madhe emrin e tij në mënyrë të vazhdueshme. Në një prononcim të shkurtër, Berisha tha se ndihej më i frymëzuar se kurrë dhe se PD do të rikthehen më e fortë.
“Ndjehem më i frymëzuar se kurrë, optimist. PD do të rikthehet më e bashkuar, më e fortë dhe më demokratike gjithashtu”– tha Berisha.