Pas tërmetit që shkundi vendin dy ditë më parë, mëngjesi i sotëm ka sjellë një ndryshim të motit dhe pritet që në orët në vazhdim të ketë reshje të shumta shiu në të gjithë vendin.
Ndërkohë në qytetin e Lezhës kanë mjaftuar vetëm pak minuta shi dhe rrugët janë përmbytur. Në brendësi të lagjeve të qytetit rrugët janë bërë pothuejse të pakalushme duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Raportohet se uji ka hyrë në disa banesa dhe një dyqan në lagjen Besëlidhja në Lezhë.
Ndërkohë që raportohet se reshjet vijojnë me një intensitet mjaft të lartë.