Pas thirrjeve për tu dorëzuar, 35-vjeçari grek Kostandinos Kaçifas, ka qëlluar sërish në breshëri ndaj policisë, gjë që ka bërë që edhe policia të kundërpërgjigjet. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe 35-vjeçarit, ka humbur jetën ky i fundit.
Pas vrasjes së Kaçifas, ndërsa mediet greke e quanin hero, banorët e Bularatit kanë me pritur sharje, mallkime dhe duartrokitje ironizuese forcat e RENEA-s, të cilat po ktheheshin nga operacioni.
Për më shumë shihni videon e mëposhtme:
https://www.facebook.com/aftonomi.gr/videos/1969776966450608/?t=11
Kujtojmë se 35-vjeçari grek që hapi zjarr sot ndaj policisë shqiptare e kishte paralajmëruar sulmin e tij 5 ditë më parë, në datën 23 tetor, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Teksa shfaqet duke pozuar me flamurin e Viorio-Epirit, duket se i riu e kishte paralajmëruar ngjarjen në fjalë, ai shkruan “Grek ose vdekje”.
“Rama dhe Tsipras bëjnë plane pa nikoqirët. Për një gjë të jeni të sigurt. Rinia e Vorio Epirit nuk do të qëndrojë spektatore (nuk do bëj sehir). Thirren të gjithë grekët e Vorio Epirit që në 28 Tetor të dërgojnë një mesazh në çdo anë. Grek ose vdekje!”, shkruante Kostandinos Kaçifas në Facebook.
Pas breshërisë me kallashnikov mbi policinë e Gjirokastrës, në operacion janë angazhuar forcat RENEA nga Tirana për kapjen e tij. Vendodhja e tij u lokalizua, gjë që solli më pas fundin e rezistencës së 35-vjeçarit.
Kaçifa qëlloi me armë zjarri ditën e some në Bularat drejt policisë shqiptare, ndërsa po zhvillohej ceremonia për ushtarët e rënë grekë gjatë luftës së dytë botërore.
(B.B/ Faxweb.al)