Kreu i PD-së Lulzim Basha duket se ka reflektuar pas protestës së disa ditëve më parë, ku u bë hit në rrjet pasi këndoi himnin e flamurit dhe gaboi në disa vargje.
Sot Basha vendosi që të mos e merrte mikrofonin kur këndohej himni, dhe në vend të tij të këndonte një tenor, që është dhe më adekuat. Basha la takim me qytetarët në datën 16 Mars, ku sipas tij do të jetë përballja e vërtetë e qeverisë Rama me popullin e revoltuar.
Basha nje jave me pare:
Gjatë fjalës së tij Basha tha para protestuesve të mbledhur në selinë blu, se më 16 mars do të jetë një tjetër protestë e madhe, “për të përcjellë kufomën politikë të Ramës”.
“Sado të përpiqet ta zgjasë agoninë, aq më shumë do ti shtohet makthi dhe fatura para popullit që do ta paguajë para drejtësisë, ndaj dua tu bëj një thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në një tjetër akt vendimtar të hapjes së portave të Evropës të zgjedhjeve të parakohshme të lira e të ndershme pa Ramën dhe horrat e kriminelët e tij, Në një akt që do të na bashkojë trefish më shumë se me 16 shkurt. Më 16 mars në protestën vendimtare për ta përcjellë kufomën politike të sektit kriminal të Rilindjes për të çliruar vendit dhe për të shpëtuar të ardhme tonë, zgjedhjet, ekonominë edhe PS”, tha Basha.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post