Vrasja e Eri Zefit pasditën e sotme në Mirditë tronditi opinionin publik ndërsa Faxweb.al mësoi se viktima që ra pre e atentatit ishte nisur për tek dajat e tij.
Në pamjet e mëposhtme të siguruara nga burimet, shihet vendi ku ka ndodhur ngjarja, në një zonë mjaft të thellë malore, ku me sa duket 34-vjeçari ka qenë duke ecur në këmbë.
Vendi ku është rrëzuar Zefi pas të shtënave me armë zjarri në drejtim të tij, është mbuluar nga pellgu i gjakut, ndërkohë që këpucët e tij janë gjetur të zbathura në afërsi të trupit të pajetë që është hedhur në një kanal anash rrugës dhe një palë dorashka gjithashtu të mbështjella në një qese plasmasi për të cilat nuk ka informacione se pse ndodhen aty.
Vrasja e 34-vjeçarit Eri Zefi ditën e sotme ka ndodhur në fshatin Zall Xhuxhë të Mirditës nga persona/person ende të paidentifikuar por burimet për Faxweb.al bëjnë me dije se viktima është vëllai i Ndue Zefit, autorit të vrasjes së Martin Ndrecës gjashtë muaj më parë në zonën e Kënetës në Durrës.
Vrasja e Martin Ndrecës në Kënetë bëri bujë pak muaj më parë për shkak edhe të dinamikës së ngjarjes ku pas disa ditësh në arrati, Ndue Zefi u paraqit vetë në komisarit ndërsa Gjykata e Durrësit lë në burg 37-vjeçarin, i akuzuar për vrasjen e fqinjit të tij, ndërsa ngjarja e sotme dyhsohet të ketë lidhje me hakmarrjen.
(F.GJ/FAXWEB.AL)